Aktualitet

Sherri në paraburgim nga frika e COVID-19, urdhërohet paraburgimi i bandës së Avdylajve, Gjykata vendos sot!

29 Maj 2020, 10:29 Nga DOSJA
Sherri në paraburgim nga frika e COVID-19, urdhërohet paraburgimi i

TIRANË– Rasti i parë me koronavirus në qelitë e paraburgimit tek 313-ta shkaktoi kaos dhe sherr mes të prangosurve!

Infektimi i një shtetasi italian (emri i të cilit dihet nga Dosja.al por nuk publikohet për arsye të anonimatit) ka shkaktuar kaos edhe tek të tjerët, të cilët kanë pasur frikë se mund të prekeshin nga pandemia.

Grupi i Avdylajve është përfshirë në një përplasje me shtetasin italian dhe efektivët e burgut. Si pasojë e përplasjes është udhëruar edhe izolimi i tyre në sektorin e posaçëm.

Udhëri për izolimin e tyre është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, por vendimi i tij do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës. Pasditen e sotme në orën 14:00, gjyqtarja Migena Laska do të vlerësojë nëse vendimi për izolimin e tyre është në përputhje me ligjin. 

Përveç italianit, në izolim për thyerje të rregullave në qeli kërkohet edhe për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda e avdylajve koronavirusi tek 313 banda e avdylajve koronavirusi tek 313

Sondazh

Poll