Aktualitet

Digjet plotësisht peshkarexha në Durrës, shpëtohen tre marinarët që ndodheshin në bord (SHKAKU)

29 Maj 2020, 12:01 Nga DOSJA
Digjet plotësisht peshkarexha në Durrës, shpëtohen tre

DURRËS -Një anije peshkimi ka marrë flakë në Durrës. Shkak është bërë një shkëndijë elektrike në baterinë e peshkarexhës. Anija e peshkimit ndodhej 6 milje larg bregut, kur u përfshi nga flakët, ndërkohë që brenda saj ishin edhe 3 marinarë.

Tre peshkatarët tentuan ta shuanin vetë zjarrin, pasi anija prej druri u përfshi nga flakët, por kur zjarri u përhap, u hodhën në ujë. Në momentin që kanë vënë re se zjarri nuk po shuhej, 3 marinarët janë hedhur në det për të shpëtuar. 

Një anije tjetër peshkimi “Arlo”, e cila ndodhej vetëm 15 minuta larg, shpëtoi peshkatarët, të cilët ishin të asfiksuar nga flakët dhe tashmë i transportoi në breg. Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se peshkatarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet peshkarexha ne durres durres digjet peshkarexha ne durres durres

Sondazh

Poll