Aktualitet

4 policë rrahën 15-vjeçarin tek Liqeni, Veliu linçon të ëmën, i nxjerr pamjet me armë në dorë: Shikoni nga ç’familj

29 Maj 2020, 10:44 Nga DOSJA
4 policë rrahën 15-vjeçarin tek Liqeni, Veliu linçon

TIRANË– Kryepolici Ardi Veliu ka qënë i pranishëm në një lidhje live nga zyra e tij në Komisionin e Sigurisë ku edhe ka dhënë shifra lidhur me situatën në vend. Në një moment, Veliu është pyetur edhe për dhunimin e 15-vjeçarit në zonën e Liqenit disa javë më parë. (Shiko këtu)

Në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi një minoren, Veliu ka zgjedhur që të nxjerrë një video të nënës së tij, e cila shfaqej me një armë në dorë.

Punonjësit e policisë në një moment kanë një kapërcim të kompetencës. Ai që ka dhunuar është pezulluar dhe ka hetim nga SHÇBA. Po ky djali çfarë përfaqëson? A është bindur ai ndaj policisë? Do t’ju shfaq një video. Shikoni nga çfarë familjë vjen ky fëmijë. Ma treguan këtë video për të treguar se sa i edukuar është ky fëmijë. Nuk dua të justifikohem më. Jo se dua të mbroj Policinë. Por të jemi realist,”-tha Veliu. 

Edhe pse Veliu foli, nuk sqaroi se cila është lidhja e edukimit të djalit, videove që bën nëna e tij në kohën e saj të lirë, me dhunën që policia ushtroi tek i mituri. Gjithashtu është ‘mister’ edhe e drejta që Veliu ka gjetur për të lincuar nënën e tij, vetëm për të justifikuar dhunën e Policisë.

Për të njëjtin rast, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se po hetoheshin efektivët, duke pranuar se edhe mund të kishin gabuar pasi nuk ishin ‘ëngjëj’. Mesa duket mesazhi ‘diplomatik’ i Lleshajt, nuk ka mbërritur tek Veliu, i cili ka zgjedhur që të mbrojë më çdo kusht vartësit e tij. 

Më pas, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka folur edhe për aksionet e ndërmarra nga Policia në vend përgjatë vitit 2019. Një nga problematikat që ende nuk ka zgjidhje sipas tij, janë aksidentet me vdekje që kanë pësuar vetëm rritje. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar komisioni i sigurise ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar komisioni i sigurise

Sondazh

Poll