Aktualitet

“Të dënohen policët”/ Komuniteti rom protestë para bashkisë Tiranë për dhunën ndaj të riut që mblidhte kanaçe

29 Maj 2020, 10:34 Nga DOSJA
“Të dënohen policët”/ Komuniteti rom protestë

Tiranë– Ditën e sotme komuniteti rom ka zhvilluar një proestë para Bashkisë së Tiranës, për dhunën që Policia Bashkiake ushtroi ndaj të riut që mblidhte kanaçe. Një nga pjesëmarrëset në protestë deklaroi se duhet të dënohen personat që ushtruan dhunë mbi të riun rom. Ajo theksoi se edhe gjatë periudhës së pandemisë qeveria nuk ka asnjë ndihmë për personat që shesin kanaçe, apo që janë të papunë.

“Rasti po ndiqet nga organet. Kanë filluar hetimet për rastin. Hekurani ka bërë një denconim në komisariat dhe është duke ndjekur procedurën ligjore, me qëllim ata që e bërë këtë krim, sepse është krim, të marrin dënimin e duhur. Më pas edhe rastet e ngjashme të gjejnë një zgjidhje për hallin e tyre. Gjatë kohës së pandemisë kryesisht na kanë shpërndarë ndihma, por edhe kjo pjesë pa pasur probleme. Kemi qenë të cënuar edhe gjatë kohës së pandemisë. Ne kemi 3 muaj që qëndrojmë në izolim. Imagjino sesa e vështirë ka qenë kjo kohë për ata që mbledhin kanaçe. Duan të ushqejnë familjet e tyre. Çfarë ndihme i ka dhënë shtetit? I ka hequr nga ndihma mbledhësit e kanaçeve apo shitësit informalë. Na kanë shtypur”, shprehet një nga pjesëmarrëset në protestë.

 

Ishte Partia Demokratike ajo që denoncoi me video dhunën ndaj të riut që mbledh kanaçe.  Ndërkohë për këtë ngjarje, Avokati i Popullit ka nisur hetimet. Po kështu në komisariatin nr 6 është dorëzuar një kallëzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake. Vetë i riu ka deklaruar për mediet se efektivët e rrahën në sy të gruas shtatzënë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet i riu rom policia bashkiake dhunohet i riu rom policia bashkiake

Sondazh

Poll