Aktualitet

Bossi i kokainës në Durrës, dy atentatorët e biznesmenit Dash Gjoka, trafikanti i drogës dhe tiransi në sitën e OFL-së,

29 Maj 2020, 10:24 Nga DOSJA
Bossi i kokainës në Durrës, dy atentatorët e biznesmenit

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin e vetë-deklarimit të pasurisë Morel Kërtallit, Enkel Kertallit, Ilir Oshafit, Gentian Malindi dhe Akil Alushit. Të gjithë këto emra, rezultojnë të dënuar ose nën hetim për një sërë ngjarjesh kriminale. Ata kanë afat prej 48 orësh për të deklaruar burimin e pasurisë së tyre.

Por kush janë subjektet e OFL? 

Akil Alushi, i dënuar për trafik droge

Morel Kërtalli dhe Enkel Kërtalli, të dy vëllezër, janë në hetim si autorë të dyshuar të atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenti dhe të dënuarit nga drejtësia italiane Dashamir Gjoka dhe familjes së tij.

Ilir Oshafi, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Torino të Italisë me 4 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Gentian Malindi, është i shpallur në kërkim nga policia për sasinë rekord prej 137 kilogramë kokainë që u zbulua nga DEA amerikane dhe kishte si destinacion Portin e Durrësit.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 29 maj Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

– M. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– E. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– I. O., banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

G. M., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akil alushi enkel kertalli gentian malindi ilir oshafi morel kertalli ofl ne tirane akil alushi enkel kertalli gentian malindi ilir oshafi morel kertalli ofl ne tirane

Sondazh

Poll