Aktualitet

SHIFRAT/ Porti i Durrësit i shërben Kosovës, ja mallrat që transportohen më shumë, deri më tani 53 mijë ton

29 Maj 2020, 10:12 Nga DOSJA
SHIFRAT/ Porti i Durrësit i shërben Kosovës, ja mallrat që

DURRËS– Porti i Durrësit luan një rol të rëndësishëm në transportin e mallrave drejt dhe nga Kosova. Deri më tani, rreth 53 mijë ton mallra tranzit kanë qarkulluar drejt vendit fqinjë.

Nga të dhënat statistikore portuale, mësohet se mallrat kryesore që mbërrijnë me anije në portin mëtë madh të vendit dhe që kanë si destinacion Kosovën janë rrotativat me llamarina, xhamat, çimento dhe hekuri për ndërtim. 

“Porti i Durrësit në funksion të transportit të mallrave nga/drejt Kosovës. Gjatë 4 mujorit të parë të 2020 janë përpunuar rreth 53 mijë t mallra tranzit nga/drejt Kosovës. Mallrat kryesore janë rrotativat me llamarina, xhamat, çimento dhe hekuri për ndërtim. Gjatë vitit 2019, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë ton mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës,”-shkruhet në njoftim.

Në Terminalin Perëndimor në këto katër muaj janë shkarkuar 15,540 t llamarina, 6,720 t xhama, 3,230 çimento dhe 2,450 hekur për në Kosovë. Ndërkaq, në Terminalin Lindor nga anijet janë përpunuar 24,864 ton qymyr gjithsej, që transportohet më pas me automjete drejt Kosovës.

Ndërsa gjatë vitit 2019, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë ton mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres kosove porti i durresit durres kosove porti i durresit

Sondazh

Poll