Bota

Publikohen pamjet e rralla/ Brenda tuneleve të kokainës së bosit të drogës, El Chapo

29 Maj 2020, 11:40 Nga DOSJA
Publikohen pamjet e rralla/ Brenda tuneleve të kokainës së bosit

MEKSIKË– Agjentët e armatosur qëndrojnë roje në kufirin SHBA-Meksikë, por pavarësisht kësaj kartelet e pamëshirshme punojnë natë e ditë për të kontrabanduar drogë duke përfituar miliarda dollarë përmes nëntokës. Dhe e gjitha kjo bëhet e mundur përmes tuneleve të narkos.

Bandat e tmerrshme janë detyruar të gjejnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura të konsiderueshme gjatë pandemisë dhe një ndihmë e madhe për ta janë tunelet e ndërtuara të perfeksionuara  ndër vite.

Kujtojmë se muajin mars, agjentët amerikanë zbuluan drogë me vlerë 30 milionë dollarë në një tunel në San Diego, i cili ishte i pajisur me një sistem të sofistikuar ventilimit, madje edhe me hekurudhen e tij.

Zbulimi  i drogës erdhi vetëm dy muaj pasi “super tuneli” më i gjatë i gjetur ndonjëherë u zbulua në janar.

Ky tunel shtrihej mbi një milje nën kufirin SHBA-Meksikë dhe paraqiste një ngritës dhe një sistem kullimi të ndërlikuar.

Burimi: TheSun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota el chapo el chapo

Sondazh

Poll