Bota

Njihet si linja ajrore me aksidentet më tragjike, Boeing rinis prodhimin e aeroplanëve 737 Max

29 Maj 2020, 09:23 Nga DOSJA
Njihet si linja ajrore me aksidentet më tragjike, Boeing rinis prodhimin e

SHBA– “Boeing 737” është një emër që ngjall frikë dhe rikujton tragjedi të mëdha në botë që ju ka marrë jetën shumë njerëzve. Por sëfundmi mediat huaja kanë bërë me dije se  Boeing ka rifilluar prodhimin e modelit 737 Max.

Por mbi emrin e Boeing 737 janë ngritur shumë dyshime pasi udhëtimet me to njerëzit i shohin si të pasigurtë. Kujtojmë avionët e kësaj  linje ajrore kanë  përjetuar dy incidenteve të rënda ajrore në 2019, pas të cilëve, të gjithë avionët e këtij modeli u mbajtën të ndaluar në tokë.

Për këtë shkak, gjigandi amerikan i fluturimeve ndërpreu prodhimin e 737 Max në janar. Kompania nuk saktëson ndërkohë nëse administrata federale e aviacionit ka dhënë apo jo autorizimin që çertifikon sigurinë e mjeteve.

Incidenti i fundit ishte më 8 janar të këtij viti  kur avioni ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, u rrëzuar në Iran duke u marrë jetën  176 personave që ishin brenda avionit.

Nga  dy incidentet numërohen të paktën 346 viktima, prandaj dhe kompania kishte vendosur të linte në tokë të gjithë avionët e këtij modeli. Por tani, Boeing parashikon të ndërtojë 31 avionë në muaj, deri në vitin e ardhshëm.

Ndërkohë zyrtarë të kësaj linje kanë njoftuar edhe reduktimin e 12 mijë vendeve të punës, përfshirë 6770 reduktimeve të pavullnetshme për shkak të ndalimit të trafikut ajror për shkak të koronavirusit. Në një e-mail drejtuar punonjësve, drejtuesi i shoqërisë, Dejv Calhoun, ka deklaruar se pandemia ka patur pasoja tragjike.

Burimi: theverge

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “boeing 737” 737 max “boeing 737” 737 max

Sondazh

Poll