Bota

Protestat e dhunshme në SHBA për vdekjen e George Floyd, Trump: Kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat

29 Maj 2020, 08:54 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në SHBA për vdekjen e George Floyd, Trump: Kur

SHBA– Prej dy ditësh në Mineapolis të SHBA kanë vijuar protestat masive e të dhunshme pas vrasjes së George Floyd, burrit me ngjyrë që u vra nga një polic.

Ndërkohë që protestuesit nuk janë ndalur ku kanë shkuar deri pikën  ku të djegin stacionin policor, autoritetet vendase kanë kritikuar dhe nuk kanë mbështetur këto protesta.

Mesa duket momenti kur protestuesit i kanë vënë flakën godinës së rajonit të Policisë nuk i ka pëlqyer aspak Presidentit amerikan, Donald Trump i cili ka reaguar duke kërcënuar protestuesit për dhunën ndaj institucioneve  publike.

 “Mungesë e plotë udhëheqësie. Kryebashkiaku i të majtës radikale , Jacob Frey, ose të bëjë punën, pse do të fus në lojë Rojen Kombëtar. Këta rrugaçë po ç’nderojnë kujtimin e George Floyd dhe nuk do të lejoj që kjo të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Ëalz dhe i thashë që ushtria është me të. Nëse has vështirësi, do ta marrim ne kontrollin, por kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat.” – është shprehur Trump.

Sipas mediave vendase mësohet se për  të frenuar dhunën  mbi 500 trupa të Rojes Kombëtare janë nisur për në qytetin e Minneapolis.

46-vjeçari me ngjyrë, George Floyd u vra më 25 maj në  qytetin e Minneapolisit, në SHBA nga një polic i cili i vendosi këmbën në fyt derisa Floyd nuk mori më frymë. Mësohet se polici po mundohej të arrestonte burrin me ngjyrë për shkak të disa akuzave për mashtrim që rëndonin mbi të. Por për ngjarjen tragjike tashmë është ngritur i gjithë qyteti në protesta masive.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd protestat ne minneapolis vrasja e george floyd george floyd protestat ne minneapolis vrasja e george floyd

Sondazh

Poll