Bota

E vrau duke i vënë këmbën në fyt/ Protestuesit djegin stacionin e policisë në Minneapolis pas vrasjes së George Floyd

29 Maj 2020, 08:04 Nga DOSJA
E vrau duke i vënë këmbën në fyt/ Protestuesit djegin

SHBA– Vrasja e George Floyd nga tre oficerë policie në SHBA ka tronditur vendin duke bërë që qytetarët të ngrihen në protesta masive dhe të dhunshme kundër gjestit diskriminues.

Polici vrau barbarisht qytetarin me ngjyrë duke i vendosur këmbën në fyt derisa i mori jetën dhe sigurisht që ky krim makabër ka bërë që banorët e qytetit të Minneapolisit aty ku ndodhi edhe ngjarja të ngriheshin në protesta.

Nga mediat e huaja mësohet se banorët që po protestojnë prej tre netësh kanë djegur një stacion policie.

Videoja kur George Floyd, 46-vjeç vdiq pasi njëri prej policëve  i vendosi këmbën u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa tashmë të arrestuar për këtë vrasje janë 3  policë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd vrasja e george floyd george floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll