Aktualitet

Sekuestrohen 200 kg kanabis brenda kamionit në Kapshticë, në pranga shoferi

29 Maj 2020, 09:28 Nga DOSJA
Sekuestrohen 200 kg kanabis brenda kamionit në Kapshticë, në

KORÇË- Ditën e sotme policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 200 kg kanabis sativa, e cila ishte fshehur brenda një kamioni.

Mësohet se kamioni me 200 kg kanabis po udhëtonte drejt Greqisë, ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në tavanin e mjetit. Ajo u zbulua gjatë kontrollit që policët kufitarë i bënë mjetit në momentin kur po tentonte që të kalonte kufirin. 

Në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit, një 55 vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije nga Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kapshtices kapshtice dogana e kapshtices kapshtice

Sondazh

Poll