Aktualitet

I theu telefonin qytetarit, procedohet ‘gangsteri’ i Mirditës, drejtori Lazër Beci

30 Mars 2019, 20:25 Nga DOSJA
I theu telefonin qytetarit, procedohet ‘gangsteri’ i Mirditës,

MIRDITË– Është proceduar drejtori i Rrugëve në Bashkinë e Mirditës, i cili ditën e sotme u bë viral në rrjet pasi i theu telefonin një qytetari që po filmonte kryebashkiakun Ndrec Dedaj. Bëhet fjalë për drejtorin Lazër Beci, që e mban këtë post që me ardhjen në pushtet të Dedaj.

Një ditë më parë, pak para vizitës së ministres Balluku në këtë zonë, Drejtori i Rrugëve në Bashkinë Mirditë, i ka thyer telefonin njërit prej banorëve, i cili po filmonte momentin kur kryebashkiaku Ndrec Deda po thoshte pse HEC-i duhet të ndërtohej në këtë zonë.(Lexo këtu)

Dosja.al ka mësuar se Beci është mik i ngushtë me kryebashkiakun Ndrec Dedaj. Ky i fundit madje e ka shoqëruar mikun e tij edhe në dasmën e të bijës. Siç shihet nga postimet në rrjetet sociale, miqësia mes tyre është e ngushtë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gangsteri i mirdites hec lazer beci mirdite ndrec deda gangsteri i mirdites hec lazer beci mirdite ndrec deda

Sondazh

Poll