Aktualitet

Burri shqiptar i vuri thikën në fyt, 49-vjeçarja merr nismën e veçantë pas jehonës së kërcënimit

30 Mars 2019, 16:36 Nga DOSJA
Burri shqiptar i vuri thikën në fyt, 49-vjeçarja merr

ANGLI- Një 49-vjeçare, e cila ka vuajtur dhunën nga partneri i saj shqiptar ka ndërmarrë një nismë mjaft të veçantë. Chrysoulla Michaels nga Anglia, ka nisur një fushatë për të mbrojtur anonimitetin e viktimave të dhunës.

Michaels u dhunua dhe u kërcënua nga partneri i saj shqiptar Ardian Rragami, i cili i vuri thikën në fyt.  Gjithçka ndodhi në banesën e tyre në Essex dhe skena u filmua nga mbesa e tij, duke bërë më pas xhiron e të gjitha portaleve ndërkombëtare.(Lexo këtu)

Emri i të dhunuarës nga Anglia doli në faqet e të gjitha medieve ndërkombëtare, dhe e gjitha kjo ndodhi për shkak të kaluarës kriminale që kishte shqiptari, i cili qëndronte ilegalisht në Angli.

Pak javë pas bërjes publike të këtij lajmi, shqiptar Ardian Rragami u deportua drejt Shqipërisë.

Unë doja thjesht të mbroja fëmijë tim, se ne jetojmë në një qytet të vogël. Isha e shqetësuar për fëmijët e mi, që ata kanë jetuar në këtë shtëpi dhe kanë parë babanë e tyre të bëjë këto gjëra, por duke qënë se kjo u përhap në të gjitha gazetat, kjo i kaloi caqet, kaloi në një nivel të ri.

Unë do të doja t’i mbroja sa më shumë të mundja, kështu që nuk do të doja që emri im të publikohej, ishte shumë shqetësuese. Mirëpo tani emri im është kudo dhe unë kam ndërmend që ta fsheh (nga publiciteti në media).,”- është shprehur 49-vjeçarja.

Michaels po punon me një avokat për një amendament në Ligjin për Abuzimin në Familje, me shpresë se anonimititeti do të inkurajojë dhe viktima të tjera që ta çojnë përpara fushatën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angli ardian rragami chrysoulla michaels dhuna ne familje shqiptari vrases viktima te dhunes angli ardian rragami chrysoulla michaels dhuna ne familje shqiptari vrases viktima te dhunes

Sondazh

Poll