Aktualitet

Mjekët e rinj shqiptarë me mesatare nën 6, gazetari Erjon Skëndaj: 80% ikin drej Gjermanisë

30 Mars 2019, 18:39 Nga DOSJA
Mjekët e rinj shqiptarë me mesatare nën 6, gazetari Erjon

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, gazetari Erjon Skëndo foli për mjekët e rinj shqiptarë dhe për kriteret e përzgjedhjes së tyre. Përmes dokumenteve zyrtare, Skëndaj denoncoi se specializimi afatgjatë në mjekësi për vitin 2019 ka bërë fatlumë edhe mjekë me mesatare 6 madje edhe nën 6.

Sipas gazetarit, dokumentet origjinale të dala nga procesi i konkurrimit dëshmojnë se mes fituesve ka edhe mjek të përgjithshëm me mesatare 5.8. ministria vuri në dispozicion këtë vit 300 kuota specializimesh në mjekësi por interesi i mjekëve ka qenë vërtet i ulët.

Ndërsa në shpërndarjen e mjekëve sipas përzgjedhjes së degëve të specializimit, gjejmë mjekë me mesatare 6.6 për kirurgji apo mjek me mesatare 5.8 që kanë fituar të drejtën e specializimit në degën psikiatri për fëmijë.

Ka specializantë që janë pranuar me notë mesatare 5 ose 6. Nga 300 specializantë që pranohen, 50 janë me mesatare 5 dhe 6. Di gjithashtu se ka specializantë që rrinë roje nate dhe nuk paguhen dhe kjo është e tmerrshme. Me 6.6 kanë fituar në kirurgji. Ata kanë fituar sepse ministria ka hequr kriterin e notës. kemi në urgjencë me notë mesatare 6.09,”- u shpreh Skëndaj.

Ai theksoi më tej se ka pyetur specializantët e mjekësisë dhe 8 nga 10 prej tyre shprehen se do të kin në Gjermani, për shkak se këtu nuk shohin shpresë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendo meket drejt gjrmanise mesatarja e mjekeve mjeket e rinj shqiptare erjon skendo meket drejt gjrmanise mesatarja e mjekeve mjeket e rinj shqiptare

Sondazh

Poll