Aktualitet

Ngjela: Do ketë qeveri teknike sapo të nisin arrestimet. Po iku Berisha me Bashën, Rama bie për 3 javë

30 Mars 2019, 19:57 Nga DOSJA
Ngjela: Do ketë qeveri teknike sapo të nisin arrestimet. Po iku

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të Nisida Tufës, Spartak Ngjela ka evidentuar Berishën dhe Bashën si politikanët që mbajnë Ramën në pushtet. 

“Ju nuk e keni kuptuar që Rama është e keqja më e vogël për ndërkombëtarët? Sigurisht, kryeministri aktual është e keqja më e vogël. Ai mbahet në pushtet, për shkak se ka një opozitë të dobët dhe të mbuluar nga korrupsioni deri në grykë. Kjo e ndihmon jashtëzakonisht Ramën. Nëse PD vendos të ndryshojë lidershipin, të shkatërrojë Berishën dhe grupin e tij, vjen në pushtet për 3 muaj. E rrëzon Ramën për kaq kohë”, tha Ngjela

Rama, sipas Ngjelës nuk ka më fuqi as mbi maxhorancën: “Ndërkombëtarët janë në favor të reformës në drejtësi. Maxhorancën ata e kanë me vete. Rama nuk ka më fuqi”.

Qeveria teknike do të krijohet sipas avokatit, jo për meritë të protestave të opozitës, por të reformës në Drejtësi.

“Këta kanë falimentuar, në shesh ishin 800 veta. Parlamenti vijon punën. Këtë javë do të fillojë SPAK. Qeveria teknike do të ngrihet, ndërsa do të nisin arrestimet e politikanëve. Dosjet kanë ardhur. Këta janë të trembur nga reforma në drejtësi. Seç do të dalë në gjykatë, do të fitojnë apo jo pavarësi, është çështje gjyqi. S’ka gjë në dorë Rama. Sa të fillojnë arrestimet, do të vijë qeveria teknike dhe do të vijnë nga jashtë. Ka nisur rekrutimi. Këta janë çapaçulë që nuk duan drejtësi”, tha Ngjela në News 24.

(e.a/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama opozuta qeveria teknike spartak ngjela edi rama opozuta qeveria teknike spartak ngjela

Sondazh

Poll