Aktualitet

Drejt Rinasit me hashash në makinë, arrestohet i riu nga Laçi, procedohet nje tjetër

30 Mars 2019, 16:14 Nga DOSJA
Drejt Rinasit me hashash në makinë, arrestohet i riu nga Laçi,

TIRANË– Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës teksa udhëtonte bashkë me një tjetër person në rrugën drejt aeroportit të Rinasit.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se të riut nga Laçi, gjatë një kontrolli rutinë, iu gjet në kroskotin e automjetit me të cilin udhëtonte, një sasi prej 37.7 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis.

22-vjeçari me inicialet Xh. N. u arrestua, ndërsa shoqëruesi i tij, pasagjeri me inicialet D. N., u procedua në gjendje të lirë për veprën penale moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjse së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja arrestoi në flagrancë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, shtetasin :

– Xh. N., 22 vjeç, banues në Laç

Në aksin rrugor për në “Rinas” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin Xh. N., dhe pasagjer shtetasin D. N., 27 vjeç, ku gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e kroskotit është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

37.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis; aparat celular dhe automjet.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë për “Moskallzim krimi” pasagjeri D. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë ditën e sotme Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, të cilët sillnin lëndë narkotike me klientelë nga Laçi në Tiranë. Droga u sekuestrua dhe bashkë me të edhe dy automjete dhe gjashtë aparate celular.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari arrestohet laciani hashash ne makine rinas tirane arrestohet 22 vjecari arrestohet laciani hashash ne makine rinas tirane

Sondazh

Poll