Aktualitet

Vrasja në Shkodër, Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë: Krimi goditi sërish

30 Mars 2019, 18:48 Nga DOSJA
Vrasja në Shkodër, Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë: Krimi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë Shkodër, Vehbi Bushatin. Dosja.al mëson se në postin e Drejtorit të Policisë në Shkodër është emëruar Niko Brahimi.

Ky vendim u mor disa orë pasi në Shkodër u ekzekutuan me 10 plumba, dy vëllezërit Bilali, Astriti dhe Brahimi. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Lleshaj tha se tentakulat e krimit kanë arritur të godasin sërish.

Kam ardhur sot në Shkodër. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Ndodhi një ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur të gjitha forcat policosre. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë, dua te garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht.

Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës, Niko Brahimin. Kam besimin e ploë se Brahimi do të japë indicje të reja dhe do të shënojë rezultate të reja. Kjo është ajo çfarë Shkodra meriton“– tha ministri i Brendshëm. 

I pyetur për ecurinë hetimore në lidhje me zbardhjen e vrasjeve të ndodhura, Lleshaj tha se hertimet janë në ecuri dhe se ai nuk ka asnjë lloj informacioni.Madje theksoi se edhe po të kishte e ka të ndaluar të nxjerrë sekretin hetimor. 

Lleshaj mbërriti në Shkodër ditën e sotme pak momente pas krimit të dysfishtë dhe  zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë, Ardi Veliu, dhe me drejtuesit e komisariatit.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në lagjen “Kiras” në Shkodër rreth orës 09:30 minuta. , ndërkohë që pak minuta pas vrasjes, në zonën e Livadheve është gjetur një makinë e djegur tip “Benz”, ngjyrë bezhë, që dyshohet se iu përkiste autorëve.

Një nga viktimat Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri, Asmer Bilali. Asmer Bilali doli në media i përfshirë në këtë ngjarje, pasi pas vrasjes mbi kalë të biznesmenit Arjan Ferracaku, ai u dyshua se ishte objektivi.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilali astrit bilali brahim bilali grupi bajri v vrasje ne shkoder asmer bilali astrit bilali brahim bilali grupi bajri v vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll