Aktualitet

I theu telefonin qytetarit, kush është drejtori ‘gangster’ i Bashkisë Mirditë, i ‘lau’ borxhin kryetarit (Emri+Foto)

30 Mars 2019, 16:58 Nga DOSJA
I theu telefonin qytetarit, kush është drejtori ‘gangster’

MIRDITË- Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale tashmë videoja e drejtorit të Rrugëve në Bashkinë e Mirditës i cili i theu telefonin një qytetari i cili po filmonte kryebashkiakun Ndrec Dedaj.

Drejtori në fjalë është Lazër Beci dhe mban këtë post që me ardhjen në pushtet të Dedaj.

Dosja.al ka mësuar se Beci është mik i ngushtë me kryebashkiakun Ndrec Dedaj.

Ky i fundit madje e ka shoqëruar mikun e tij edhe në dasmën e të bijës. Siç shihet në rrjetet sociale, miqësia mes tyre është e ngushtë.

Kjo siç duket ka bërë, që Beci sot t’i lajë borxhin mikut të tij dhe të qëllojë qytetarin që filmoi kryetarin Dedaj.

Incidenti u shënua pak para nisjes së dëgjesës publike mes Ministrisë së Insfrastrukturës dhe banorëve të Kurbneshit. Ata kundërshtuan ndërtimin e dy HEC-eve të parshikuara të ngriheshin në lumin Urakë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia mirdite lazer beci ndrec dedaj perplasje ne mirdite bashkia mirdite lazer beci ndrec dedaj perplasje ne mirdite

Sondazh

Poll