Aktualitet

Lleshaj bën gafën e pafalshme pas vrasjes: Qytetarët s’kanë pse të ndihen të sigurtë (Video)

30 Mars 2019, 19:51 Nga DOSJA
Lleshaj bën gafën e pafalshme pas vrasjes: Qytetarët

SHKODËR– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një gafë të pafalshme gjatë deklaratës së tij për mediat nga Shkodra. Pasi shkarkoi drejtorin e policisë Shkodër, Vehbi Bushatin dhe emëroi në vend të tij, Niko Brahimin, Lleshaj u shpreh se në një kohë që po ndodhin vrasje të njëpasnjëshme në Shkodër, ‘qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurtë’.

Në video dëgjohet se Lleshajn e korigjon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Të pa sigurtë,”- dëgjohet t’i thotë Veliu dhe më pas Lleshaj korigjohet.

Më falni, qytetarët nuk kanë pse të ndihen të pasigurtë. Nuk ka hapësirë për shqetësimin e sigruisë për qytetarët e Shkodrës,”– tha ministri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gafa e lleshajt sander lleshaj vrasja ne shkoder gafa e lleshajt sander lleshaj vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll