Ndoka tregon emrin e kryeministrit të ri: Nëse opozita fiton zgjedhjet, në krye të qeverisë do jetë Basha
28 Maj 2020, 19:59Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane që është dhe një prej aleatëve të Lulzim Bashës ka folur sot për Reformën Zgjedhore. Ai është shprehur se Rama është tërhequr nga pozicioni i tij dhe mund të krijohet një qeveri tranzitore para zgjedhjeve.
Më tej në intervistën e tij në “Top Talk”, ai është shprehur se në rast të fitores në zgjedhje të koalicionit opozitar, kryeministër i vendit do të jetë Lulzim Basha.
“E para ne po njohim kryeministrin e ardhshëm që është zoti Basha, e dyta ne futemi në një garë politike dhe marrim shembull që parti e parë nuk del partia Demokratike por një parti e koalicionit. Edhe mund të ndodhë prandaj jemi në garë, kjo të kufizon që të kesh një kabinet të kufizuar.
Pjesa tjetër është që çdo parti politike operon me departamentet e veta, nëse kemi një lloj vëmendje ato janë personazhe që shprehen për ekonominë, për mbrojtjen, për shëndetësinë.
Pra krijohet një lloj lidershipi, mund të them që është garë edhe brenda për brenda opozitës ka garë kush do të jetë përfaqësuesi në qeverinë e ardhshme. Zoti Basha po analizon të gjithë potencialin që ka eksponentët që rreth vetes, përfshirë lidershipin e partisë së vet, përshirë kontribuet që vijnë nga aleatët. Të paktën kemi arritur që të formalizojmë kryeministrin e ardhshëm dhe kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh ndër të tjera Ndoka.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se ka dy gjëra që e ndalojnë të bëjë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. I ftuar ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili i ftuar pak ditë më parë në “Opinion”, tha se Opozit...
TIRANË- Ambadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik. Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se Reforma Zgjedh...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Reforma në Drejtësi është e kapur nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në studion e “O...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se nuk ka ndodnjë pritshmëri të madhe për Reformën Zgjedhore.I ftuar në studion e “Opini...
TIRANË- Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku për më shumë se 4 orë palët politike kanë diskutuar për pikat kryesore të Reformës Zgjedho...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lëshuar një akuzë të fortë, teksa është shprehur se mediat përfshirë televizionet, portalet dhe gaze...
Politike28 Maj 2020, 19:22
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një dekl...
TIRANË– Deputeti Selami Jenishehri ka lënë gojëhapur të gjithë publikuan teksa është shfaqur me një model të ri flokësh. Ditën e sotme, gjatë seancës plena...
TIRANË- Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka treguar detaje nga takimi. Hajdari tha se ka kërkuar që nesë rtë disku...