Politike

“Më doli nga fjala”/ Basha i përgjigjet Metës: S’i premtova gjë, por s’do i bëj nder Ramës me replikat e sotme

28 Maj 2020, 19:42 Nga DOSJA
“Më doli nga fjala”/ Basha i përgjigjet Metës:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili i ftuar pak ditë më parë në “Opinion”, tha se Opozita i ka dalë nga fjala, pasi i premtoi se do të futej në zgjedhje.

I ftuar në “Opinion”, Basha tha se nuk është e vërtetë që ai i ka premtuar Metës futjen në zgjedhje, teksa shtoi se e mira e Presidentit ishte që shmangu përplasjet.

Pjesë nga biseda

Lulzim Basha: Që Presidenti të dekretojë një datë tjetër ishte në tagërin e tij, që ai veproi për të shmangur përplasjet, edhe kjo nuk vihet në dyshim. Pretendimi se Opozita do të hynte në një process që nuk ekzistonte për arsyen se procesi u injoruar tërësisht dhe të gjithë institucionet ishin te kapura nga Rama.

Blendi Fevziu: Ja kishit premtuar ju Presidentit Ilir Meta futjen në zgjedhje?

Lulzim Basha: Jo, nuk është e vërtetë.

Më pas gazetari Blendi Fevziu vuri në studio videon ku Presidenti Ilir Meta dëgjohet teksa shprehet se Opozita ka gabuar që nuk e ka dëgjuar në shumë raste, dhe ka bërë gabim që është larguar nga Parlamenti.

Blendi Fevziu: Po citoj Presidentin që thotë se nuk më ka dëgjuar opozita, ka bërë gabim fatal largimi nga parlamenti dhe disa të tjera.

Lulzim Basha: Nuk i bëj unë nder Ramës të merrem sonte në replika me Presidentin. Presidenti ka mendimin e veta. Unë kam qëndrimet e mia. Është në mandatin e tij që të bëjë gjithçka që të zhbëjë sa është e mundur kapjen e drejtësisë nga qeveria. Unë e kam bërë detyrën time para 4 vitesh. Para 4 vitesh kur ne fituam betejën, mos harro, për ndryshimin e Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama zhbëri këtë konsensus me këto 6 ligje. Në këto moment gjithçka mori fund. E vetmja mënyra për t’iu rikthyer reformës në drejtësi është për të zbatuar Kushtetutën siç u aprovua me 22 korrik.

Blendi Fevziu: Jeni penduar për largimin nga Parlamenti?

Lulzim Basha: Në asnjë sekondë nuk jam penduar sepse po të mos ishim larguar nga parlamenti, bota sot nuk do ta shihte siç e sheh këtë për një regjim, fasadë që mbulon të vërtetën e një qeverie të falimentuar, të dështuar e të kriminalizuar.

Blendi Fevziu: Dukeni sot krejt ndryshe në vullnetin për të hyrë në zgjedhje për tu përballur. Vjen nga presioni ndërkombëtar apo vjen nga bindja që ju keni se mund të fitoni zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nga vetëdijësimi total i shqiptarëve por edhe i faktorit ndërkombëtar se ka ardhur koha për një ndryshim dhe një ndryshim të thellë.

Vetëm pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta tha se Opozita e ka zhgënjyer pasi i kishte dhënë fjalën të futej në zgjedhje dhe nuk është futur,

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 19:22

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një dekl...