Politike

Kim reagon pas mbledhjes së Këshillit Politik: Reforma po përparon shumë, anëtarët do marrin vendime të mençura.

28 Maj 2020, 19:37 Nga DOSJA
Kim reagon pas mbledhjes së Këshillit Politik: Reforma po

TIRANË- Ambadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik. Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se Reforma Zgjedhore po përparon shumë.

“Diçka e mirë që dëgjojë se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po përparon shumë. Kam takuar të gjithë anëtarët Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që vendosët për të ardhmen”, shkruan Kim.

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Palët kanë rënë dakord për rolin e Policisë në zgjedhje, kamerat në qendrat e votimit dhe numërimit. Maxhoranca dhe opozita janë përplasur për identifikimin, numërimin dhe votimin elektronik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik reforma zgjedhore yuri kim keshilli politik reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 19:22

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një dekl...