Aktualitet

Zinxhiri i vrasjeve në Shkodër, ekzekutohen tek dera e shtëpisë dy vëllezërit Bilali (Foto+VD)

30 Mars 2019, 08:49 Nga DOSJA
Zinxhiri i vrasjeve në Shkodër, ekzekutohen tek dera e

SHKODËR- Vazhdon zinxhiri i vrasjeve mafioze në Shkodër. Mëngjesin e kësaj të shtune janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. 10 plumba iu kanë marrë jetën dy vëllezërve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kiras” në Shkodër rreth orës 09:30 minuta, ndërkohë që pak minuta pas vrasjes, në zonën e Livadheve është gjetur një makinë e djegur tip “Benz”, ngjyrë bezhë, që dyshohet se iu përkiste autorëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pista e parë ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.  Pas kontrolleve të shumta të Policisë në Shkodër me urgjencë ka mbërritur ka mbërritur Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ka zhvilluar një takim me drejtuesit e komisariatit, dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

[sgallery url=”https://dosja.al/ekzekutimi-i-dy-vellezerve-bilali-lidhja-e-tyre-me-vrasjen-e-biznesmenit-arjan-ferracaku-dhe-pasioni-per-kuajte/”]

Njoftimi i policisë:

Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër). Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja. Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje. Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit.

Në muajin shtator, kur u vra mbi kalë biznesmeni Arjan Ferracaku, bashkë me të ishte edhe Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, 59-vjeçari që sot mbeti i vrarë.

Asmeri, ish-kampion boksi është i arrestuar tashmë si pjesë e grupit Bajri për gjobëvënie dhe trukim ndeshjesh.

Pas vrasjes së Ferracakut, u pretendua se shënjestra e atentatit ishte Asmeri. Sakaq, mësohet se autorët e kësaj ngjarjeje kanë studiuar çdo lëvizje të dy viktimave, dhe sot iu kanë bërë pritë sapo kanë dalë nga banesa e tyre.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë. Ndërkohë ditën e djeshme, ndaj Emrah Plakut (pjesë e grupit të Bajrit) Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest shtëpie” duke e nxjerrë nga burgu. Ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të grupit, 22-vjeçari Plaku akuzohej vetëm për armëmbajtje pa leje.

(A.B.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bilali brahim bilali vrasje ne shkoder astrit bilali brahim bilali vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll