Politike

Hajdari përsërit thirrjen: Duhet ndryshimi i sistemtit dhe lista të hapura, nesër do diskutojmë për sistemin danez

28 Maj 2020, 19:12 Nga DOSJA
Hajdari përsërit thirrjen: Duhet ndryshimi i sistemtit dhe lista

TIRANË- Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka treguar detaje nga takimi. Hajdari tha se ka kërkuar që nesë rtë diskutohet për sistemin danez, por kërkon dhe hapjen e listave pasi vetëm kështu mund të quhet reformë.

“Nuk pati shumë dakordësim, pasi kishte ngecje në çështjen e votimin dhe numërimit elektronik. Unë e kam thënë se kjo është një pikë e rëndësishme. Mendoj se nesër do nisin sërish këto dhe nesër do trajtohen sistemi danez. Por unë këmbul pëer ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave”, u shpreh Hajdari.

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Palët kanë rënë dakord për rolin e Policisë në zgjedhje, kamerat në qendrat e votimit dhe numërimit. Maxhoranca dhe opozita janë përplasur për identifikimin, numërimin dhe votimin elektronik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik rudina hajdari keshilli politik rudina hajdari

Sondazh

Poll