Politike

Takimi me ambasadoren Kim, Manja zbardh bisedën: Themelet e reformës janë çimentuar në Kushtetutë

28 Maj 2020, 18:41 Nga DOSJA
Takimi me ambasadoren Kim, Manja zbardh bisedën: Themelet e reformës

TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasaodren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një reagim në mediat sociale, Manja shkruan se është dakordësuar se themelet e kësaj reforme janë të çimentuara në Kushtetutën e vendit dhe tani është koha që institucionet e drejtësisë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë te drejtësia e re.

Sot me Ambasadoren znj. Yuri Kim ndamë mendimet tona mbi ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi. U dakortësuam se themelet e kësaj reforme janë të çimentuara në Kushtetutën e vendit dhe tani është koha që institucionet e drejtësisë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë te drejtësia e re.

Ambasadorja znj. Kim mori sigurinë se Komisioni i Ligjeve, do të vazhdojë të mbështesë pa hezitim zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në koordinim me bashkautorët e kësaj reforme SHBA dhe BE”, shkruan Manja.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar në zyrat e Kuvendit, ku edhe ka zhvilluar një takim dhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ulsi manja yuri kim ulsi manja yuri kim

Sondazh

Poll