Politike

Rama jep lajmin e mirë: Është firmosur marrëveshja e dytë, shtyhen këstet e kredive dhe për 3 muaj

28 Maj 2020, 13:54 Nga DOSJA
Rama jep lajmin e mirë: Është firmosur marrëveshja e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka firmosur një kontratë të dytë më Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Në një reagim në mediat sociale, Rama bën me dije se kreditë janë shtyrë sërish për një periudhë 3-mujore. 

Sipas njoftimit nga kreu i qeverisë, edhe Banka e Shqipërisë ka miratuar një lehtësi për bankat e nivelit të dytë që të bëjnë ristrukturimin e kredive me një shtrirje deri në 31 dhjetor 2020. 

 “? LAJM I MIRË BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020 DHE GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI?“, shkruan Rama. 

Pak javë më parë Edi Rama dhe Guvernatori Gent Sejko kanë nënshkruar një marrëveshje tjetër, që shtynë me tre muaj pagesat e kredive dhe bankat e nivelit të dytë bënë risktrukturim të plotë të tyre. Shtyrja e pagesës së kësteve të kredive është një lehtësi për individët dhe bizneset që janë prekur nga pandemia e COVID-19. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent sejko masat kunder covid 19 shtyrja e kredive edi rama gent sejko masat kunder covid 19 shtyrja e kredive

Sondazh

Poll