Politike

Rama për pagat e luftës, Basha bën paralajmërimin: Po i vjen fundi qeverisjes së tij, ekonomia do marrë zgjidhje pas largi

28 Maj 2020, 14:24 Nga DOSJA
Rama për pagat e luftës, Basha bën paralajmërimin: Po i vjen

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e pagave të luftës. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kreu i qeverisë nuk do t’ja dijë për familjet në nevojë. 

Gjithashtu, Basha paralajmëron edhe largimin e numrit një të maxhorancës, duke shtuar se ai ka hequr dorë nga fasada. 

Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve. I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN,”-shkruan Basha. 

Pak më parë, kryeministri Rama njoftoi se shumë prej pagave të luftës nuk kishin kalur pasi punëdhënësit nuk kishin aplikuar. Rama u la afat deri më 5 qershor për të aplikuar duke paralajëmruar edhe ndëshkime. Njoftimi i tij nxiti reagime në rrjet, një ndër to ishte edhe ai i kreut të PD-së, Lulzim Basha. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll