Sport

Mbyllet takimi Spadafora-Conte, më në fund caktohet data e rikthimit të Serie A!

28 Maj 2020, 18:06 Nga DOSJA
Mbyllet takimi Spadafora-Conte, më në fund caktohet data e rikthimit

Shumë zhurmë dhe negociata, por në fund ka një vendim. Kampionati italian i futbollit do të rifillojë me 20 qershor. Krejt vonë krahasuar me kampionatin gjerman dhe disa kampionate të tjera europiane, por italianët janë thuajse në të njëjtën linjë me anglezët dhe spanjollët.

Pas takimit që Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, ka patur me kryeministrin Conte, ka njoftuar se Serie A do të rifillojë nga 20 qershori. Kupa e Italisë, ndërkohë, do të nisë më 13 qershor.

“Italia do të vijojë hapin aty ku e la, kështu që është e drejtë që ta bëjë edhe futbolli. Oraret e ndeshjeve? Unë nuk vendos për këtë”, ka thënë Ministri italian.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus serie a spadafora coronavirus serie a spadafora

Sondazh

Poll