Sport

“Bomberi” i Kosovës drejt Premier League, klubi anglez bind Fenerbahçen me 20 mln euro

28 Maj 2020, 16:28 Nga DOSJA
“Bomberi” i Kosovës drejt Premier League, klubi anglez bind

Vedat Muriqi nuk është futbollist revistash apo rrjetesh sociale. Ai punon fort dhe tregon veten me statistika të qarta. Golat janë hobi i tij.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës duket se do të kalojë në Angli në sezonin e ardhshëm. West Bromwich e kërkon me ngulm. Sipas medias turke Fanatik, sulmuesi i Fenerbahçes ka njoftuar drejtuesit se do të largohet.

Klubi anglez është gati të shesë dhe lojtarë të tjerë për të bindur homologët e klubit turk. Ata me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premier League. Trajneri Slaven Bilic ka gati 20 mln euro për Muriqin, të cilin thuhet se e ka ndjekur prej dy vitesh.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bilic muriqi premier bilic muriqi premier

Sondazh

Poll