Sport

Danimarka gjen zgjidhjen ideale për tifozët, sheh ndeshjen nga divani i shtëpisë, por ndodhesh në stadium

28 Maj 2020, 17:26 Nga DOSJA
Danimarka gjen zgjidhjen ideale për tifozët, sheh ndeshjen nga divani

DANIMARKËNëse në Gjermani po vendosin manekinë të tifozëve në ndeshjet e Bundesligës, në Danimarkë sjellin një risi për mënyrën se si duhet të ndiqen takimet e kampionatit. Klubi i Arhaut ka aplikuar me sukses aplikacionin “Zoom” nëpërmjet të cilit tifozët mund të ndjekin online ndeshjet e skuadrës së zemrës.

Ky aplikacion ishte paralajmëruar kohë më parë nga klubi më i vjetër i futbollit danez dhe duket se eksperimenti ka goditur në shenjë.Kështu, në Ceres Park, impianti i qytetit danez, është instaluar në lartësinë e tribunave një ekran gjigant i gjatë 40 metra e i lartë 3, në të cilin tifozët e Aarhus mund të brohorasin, pasi kanë prenotuar, falas, vendin e tyre virtual.

“Jemi krenar se jemi i pari klub në botë që patëm një ide të tillë”, ka komentuar presidenti i Arahut, Jacob Nielsen. Shefi i zyrës së shtypit Soren Carlsen e përqendron vëmendjen në faktin “se do të kemi shumë mbështetje, edhe nga ana vokale. Imagjinoni dhjetë mijë persona që ndjekin ndeshjen me mikrofon të hapur: mund të gëzojnë për një gol, e në fakt nuk kam qenë kurrë kaq i impenjuar këto ditë. Shumë njerëz duan të jenë, edhe pse përmes Zoom e jo realisht”.

Për ti bërë gjërat mirë deri në fund, klubi ka instaluar edhe dy ekrane të tjera, jo gjigante si ai kryesor, “për tifozët neutralë e ata miq”.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arhau danimark arhau danimark

Sondazh

Poll