Sport

Armand Duka shfaqet me motor sportiv, lojtari i Tiranës: Mos, se ke për të na dhënë pagën e luftës!

28 Maj 2020, 15:12 Nga DOSJA
Armand Duka shfaqet me motor sportiv, lojtari i Tiranës: Mos, se ke

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sot i ka befasuar të gjithë.

Numri 1 i qeverisë së futbollit shqiptar ka publikuar një foto në rrjetet sociale (është bërë shumë aktiv), ku shfaqet në një motor sportiv. Atij i pëlqen të jetë sportiv, ftesë që ia ka bërë djalit të tij me rastin e ditëlindjes në formë kritike.

Për këtë veprim ka edhe nga ata lojtarë, të cilët e këshillojnë që të mos e përdorë motorin. Një prej tyre është mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani, i cili dallohet për shakatë e tij të shpeshta.

“Armand Duka, mos me motor se po presim pagën e dytë të luftës”, ka shkruar futbollisti, me shpresë që presidentit të mos i ndodhë asgjë e keqe.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka fshf osmani duka fshf osmani

Sondazh

Poll