Sport

Lajm fantastik nga Spanja, merret vendimi përfundimtar për datën e rikthimit të futbollit

28 Maj 2020, 17:47 Nga DOSJA
Lajm fantastik nga Spanja, merret vendimi përfundimtar për datën

Lajm i mirë nga Spanja! La Liga do të vijojë më 11 qershor, pas shkëputjes më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit. Edhe pse jo zyrtare për momentin, autoritetet kanë dhënë dritën jeshile që gjithçka të vijojë normalisht, por pa tifozë.

Fillimisht pritej data 8 qershor, por sot në mbledhjen e fundit presidenti Javier Tebas ka konfirmuar të enjten e 11 qershorit. Ndeshja e parë pritet të jetë Sevilla-Betis, derbi i ndezur, ndërsa kampionati pritet ë përfundojë më 19 korrik.

Lajmi u postua nga Pedro Fullana, i cili shpjegon se ndeshjet do të luhen në ditë të ndryshme, deri në javët e fundit, kur të gjitha takimet zhvillohen në një ditë dhe në një orar.

Faza play-off për skuadrat që tentojnë të ngjiten në La Liga do të zhvillohet deri më 2 gusht.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport betis la liga sevilla betis la liga sevilla

Sondazh

Poll