Sport

Vuajtjet e futbollistëve të huaj nuk kanë fund në Shqipëri, lojtari afrikan tregon tmerret. “Flija në stadium dhe nuk ki

28 Maj 2020, 16:33 Nga DOSJA
Vuajtjet e futbollistëve të huaj nuk kanë fund në

TIRANË-Futbollistët e huaj e shohin kampionatin shqiptar si trampolinë, por në fakt disa prej tyre përballen me një realitet të vështirë. Oumar Camara, lojtari nga Guinea ka luajtur me Besëlidhjen dhe Kukësin në Shqipëri, ka dhënë një rrëfim drithërues për mediet shqiptare tregon gjithë peripecitë dhe kërkon vetëm të marrë letrat e të rikthehet në shtëpi.

“Problemi lidhet me presidentin Gjok Noka të Besëlidhjes, me kontratën time, që për mua ka mbaruar. Fillimisht Gjoka më huazoi te Kukësi dhe u largova nga aty, pasi nuk pata shumë minuta. Në janar i kërkova presidentit të më huazonte te Luftëtari ose Flamurtari, në mënyrë që të luaja dhe të kisha më shumë minuta në dispozicion. Shkova dhe e takova presidentin në Lezhë, pasi ishte viti im i parë që luaja në Superiore dhe doja të vazhdoja në Gjirokastër ose Vlorë. Por, ai ma preu shkurt, duke më thënë se do të luaja vetëm në Lezhë”.

Pas kësaj futbollisti është ende pa një klub, akoma më keq, situata e koronavirusit e gjeti lojtarin në Tiranë, pa një të ardhme dhe më e rëndësishmja pa para në xhep.

“Situata ime është katastrofike, koronavirusi më gjeti në kushte shumë të vështira. Nuk kam pasur asgjë për të ngrënë, kam qenë duke vdekur nga uria, nuk kam pasur askënd që të më ndihmojë. Nuk kam pasur ushqim dhe akomodim. Kur isha në Lezhe, kam fjetur në ambientet e stadiumit. I kërkova presidentit të më gjente një apartament për të jetuar, por ai refuzoi. Kam sakrifikuar duke fjetur në dhomat e zhveshjes dhe korridoret e stadiumit të Lezhës.Jam larguar nga Lezha dhe kam ardhur në Tiranë, ku jetoj me disa miq nga Afrika. Kanë pranuar të më ndihmojnë për disa ditë. Me lekë më ka ndihmuar një ish-futbollisti i Kukësit, Simon Rrumbullaku. Një tjetër, Andi, më ka ndihmuar me sanduiçe për t’u ushqyer. Jam në gjendje katastrofike, bëj apel që të më ndihmojnë të marr letrat nga Besëlidhja dhe të shkoj te familja ime. Nuk dua të luaj më në Shqipëri. Dua të dal lojtar i lirë, të shkoj në shtëpi dhe të vazhdoj të luaj atje. Thjesht dua që presidenti Noka të më japë letrat dhe të shkoj në shtëpi”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beselidhja kukesi oumar camara beselidhja kukesi oumar camara

Sondazh

Poll