Sport

Rikthehet Premier League! Më në fund publikohet data e shumëpritur për tifozët anglezë

28 Maj 2020, 15:07 Nga DOSJA
Rikthehet Premier League! Më në fund publikohet data e

Premier League do të rifillojë më 17 qershor! Ky është lajmi i publikuar sot nga BBC, ende i pazyrtarizuar nga Liga Angleze e Futbollit.

Pandemia e koronavirusit ende nuk është një luftë e fituar. Në Angli ditë pas dite numërohen viktima prej këtij armiku të padukshëm, por jeta duhet të vazhdojë. Kështu, klubet angleze kanë vendosur së bashku, në bashkëpunim me qeverinë, që kampionati të vijojë në mes të qershorit.

Programi parashikon dy ndeshjet e prapambetura të javës së 28-të, Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal. Në fundjavën më pas do të zhvillohet java e 29-të me objektivin për të mbyllur sezonin brenda 1-2 gushtit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll premier league coronavirus futboll premier league

Sondazh

Poll