Sport

Presidenti i Federatës shfryn ndaj klubeve italiane: Shfrytëzojnë situatën për të mos dhënë rrogat

28 Maj 2020, 15:42 Nga DOSJA
Presidenti i Federatës shfryn ndaj klubeve italiane: Shfrytëzojnë

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka sulmuar disa klube italiane, pa përmendur emra, se po e shfrytëzojnë pandeminë COVID-19 për të mos dhënë rrogat e lojtarëve.

“Ne jemi Federata Italiane e Futbollit dhe natyrisht ADN-ja jonë na shtyn për të luajtur futboll. Disa klube po bëjnë çmos për të mos rifilluar kampionatin, sepse duan të shmangin pagat e lojtarëve dhe stafeve të tyre”, ka deklaruar Gravina.

“Kjo është një lojë e pisët. Ekonomia e Italisë do të kthehet aty ku ishte dhe ne jemi një nga industritë më thelbësore, kështu që do të rifillojmë”, mbyll Gravina.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport figc gravina serie a figc gravina serie a

Sondazh

Poll