Sport

FOTO/Real Madrid “mbretëron” edhe në vlerë, asnjë ekip italian në 10 vendet e para, ja renditja e klubeve më të pasur

28 Maj 2020, 14:33 Nga DOSJA
FOTO/Real Madrid “mbretëron” edhe në vlerë,

SPANJË-Kompania e njohur financiare dhe audituese KPMG ka përllogaritur vlerën e 32 klubeve europiane të futbollit dhe ka publikuar një renditje , që kryesohet nga Reali i Madridit, me një vlerë prej 3.5 miliardë eurosh.

Në përllogaritje merren parasysh faktorë si vlera e kartonit të lojtarëve, të ardhurat nga stadiumi, të ardhurat nga e drejta televizive etj., ndërsa podiumi plotësohet nga Manchester United dhe Barcelona.

Plot 6 skuadra italiane janë pjesë e 32 klubeve më me vlerë në Europë, por asnjëra prej tyre nuk pozicionohet në 10-shen e parë, me Juventusin që renditet e 11-a me vlerë 1.5 miliardë dhe Interin që renditet i 14-i me 983 milionë euro vlerë, por me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Roma e Lazio kanë njohur një rritje të ndjeshme të vlerës gjatë viteve të fundit, ndërsa Milani, që renditet i 22-ti, ka pësuar një rënie me rreth 3.5% krahasuar me vitin 2016.

Vlen të theksohet se nga 10 klubet më me vlerë, në Europë, 6 janë pjesë e Premier Leagues, të dhëna këto që konfirmojnë më së miri stabilitetin ekonomik të klubeve të futbollit në Angli, që më pas është reflektuar edhe në merkato.

 

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport real madrid skuadrat europiane vlera e klubit real madrid skuadrat europiane vlera e klubit

Sondazh

Poll