Sport

Gareth Bale vazhdon të tregojë momentet e tij të vështira me Real Madrid, “tifozët më vërshëllejnë pa arsye, të shka

28 Maj 2020, 12:25 Nga DOSJA
Gareth Bale vazhdon të tregojë momentet e tij të vështira me

MADRID-Gareth Bale nuk ka kaluar një periudhë të mirë tek Reali i Madridit, teksa shpeshherë ka qenë në epiqendër të vëmendjes së tifozëve. Këta të fundit kanë pasur vetëm vërshëllima për mënyrën e lojës së uellsianit, duke ngelur të pakënaqur me të.

Ndërkohë vetë futbollisti në një intervistë për “Marca-n”, tregon se një gjë e tillë ndikon vetëm për keq. Shpeshherë, pasi dëshirojnë vetëm shënimin e golave, por një gjë e tillë nuk është gjithmonë e mundur. “Vërshëllimat ju bëjnë ju që të ndiheni edhe më keq. Humbisni besimin tuaj. Unë kam pasur 80.000 tifozë që më vërshëllenin në Bernabeu dhe pyet veten tënde: “Si është e mundur një gjë e tillë?”. Nuk është një gjë e mirë. Herën e parë kam pyetur veten: “Çfarë është kjo?”.

Në futboll ti mund të luash në mënyrë të pabesueshme, por nuk shënon dot për pesë ndeshje dhe tifozët do të thonë se ke qenë shumë keq. Nëse ti e di se je mirë me veten tënde, ajo që thonë të tjerët, nuk ka fare rëndësi”, tha Bale.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bale futbollisti nga uellsi real madrid bale futbollisti nga uellsi real madrid

Sondazh

Poll