Politike

Lexoi mesazhin e demokratit/ Ruçi i heq fjalën për herë të parë Ramës, kryeministri kërkon ndezjen e mikrofonit me këmb

28 Maj 2020, 08:58 Nga DOSJA
Lexoi mesazhin e demokratit/ Ruçi i heq fjalën për herë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar në seancën e sotme plenare me deputeten Rudina Hajdari. Në interpelancën e thirrur për Teatrin Kombëtar, kreu i qeverisë ka cituar mesaazhet që kanë përçuar artistët që janë shprehur ‘pro’ shembjes së godinës.

Mirëpo gjatë fjalës së mbajtur, Ramës i mbaroi koha për të folur duke bërë që grupi i IT të Kuvendit, t’i bllokojë mikrofonin. Nga vendi ka ndërhyrë deputetja Hajdari, e cila i dha Ramës nga koha e saj me pretendimin se donte ta linte që të sqarohej pasi e kishte bërë për ‘ujë të ftohtë’. Më pas Rama ka vijuar duke lexuar edhe mesazhin e një demokrati që i kishte shkuar në inbox.

PJESË NGA DEBATI: 

Rama: Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bjeri shpejt. Erdhi 2015 po aty e keni prapë. Na thatë futuni në çadra se aty do bjerë. Pastaj Luli na tha dilni se fituam. Pastaj fitoi prapë Edvini dhe na thatë na e futi amerika. Erdhi 2019, ikët nga parlamenti por na ikën gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi. Kur ikën të gjitha, na thanë oburra te unaza e re se aty do e kapim e s’ka më shans. E vetmja fitore ishte një natë që Edvini duke u kthye nga Vlora i ra nga Elbasani dhe ne, na ngeli vetëm libri i çunit të Fariut për unazën.

*Ruci i heq fjalën

Ruçi: Mbaruan minutat zoti Kryeministër

*Rama ‘me këmbë e me duar’ kërkon t’i hapet mikrofoni

Ruçi: Hape IT, hapja kryeministrit edhe një minutë

Rama-Murrizit: E more vesh ti që do fjalë të lirë? 

Hajdari: Unë nuk të thirra këtu për të thënë se a duhet një Teatër të ri, sepse e dimë të gjithë se duhet, dhe ti s’kishe pse flisje për këtë por pse u shemb godina e vjetër dhe çfarë po synohet me atë truall? Përveç faktit se doni të ndërtoni kulla dhe këtë keni bërë, por tek teatri keni prekur shumnë njerëz, e bëtë në mënyrë barbare, dhunuat, nuk pyetët askënd.
Merre edhe 3 minutëshin tim që të sqarohesh, e kuptoj shumë mirë situatën në të cilën dolët pasi ju ka bërë për ujë të ftohë.

Rama: Dua të ndaj dhimbjen me deputetin që kërkoi lirinë, zyra e kryetarit më lajmëroi para se të vija këtu se kisha 20 minuta kohë për të folur në këtë interpelancë që keni kërkuar dhe replikë 3 minuta, ndërkohë që ta harrojë fjalën e lirë kolegu im para sa të jetë ky burri këtu. *Largohet nga foltorja

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 28 maj 2020 edi rama seanca plenare 28 maj 2020

Sondazh

Poll