Aktualitet

50 kg çokollatë me kanabis, arrestohet 29-vjeçari nga Gjirokastra (Emri)

30 Mars 2019, 14:35 Nga DOSJA
50 kg çokollatë me kanabis, arrestohet 29-vjeçari nga

GJIROKASTËR– Një sasi prej 50 kg kanabis është sekuestruar në Gjirokastër dhe një 29-vjeçar ka përfunduar në pranga.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia e Gjirokastrës, pas një kontrolli në banesën e 29-vjeçarit, Bajram Kanushi, është gjetur rreth 50 kg lëndë narkotike e llojit kanabi sattiva në formë çokollate.

Autoritetet kanë seksuestruar drogën dhe Kanushi përfundoi në pranga si poseduesi i saj.

Njoftimi i policisë

Memaliaj, Finalizohet operacioni i koduar “Amanikaj”.

Sekuestohen 50 kg lëndë e dyshuar Cannabi Sattiva.

Një shtetas në pranga, si dhe një në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike që në embrion, forcat policore të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  B.K., 29 vjeç, si dhe shpallën në kërkim  një shtetas tjetër.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B.K. (në fshatin Zhapokikë) u gjetën 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva në formën e çokollatës.

Ky shtetas së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim dyshohet se janë edhe autorët e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh” (zonë të pyllëzuar) në afërsi të fshatit Amanikaj, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 50 kg droge 50 kg hashash bajram kanushi gjirokaster hashash ne forme cokollate 50 kg droge 50 kg hashash bajram kanushi gjirokaster hashash ne forme cokollate

Sondazh

Poll