Aktualitet

Vrasjet në Shkodër/ Gazetari Hoxha ‘skanon’ situatën: E rëndë, operacioni Oaz duhet të vazhdonte

30 Mars 2019, 13:20 Nga DOSJA
Vrasjet në Shkodër/ Gazetari Hoxha ‘skanon’ situatën:

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar situatën politike në qytetin e Shkodrës pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Në studion e lajmeve në Report Tv, Hoxha foli për dy vëllezërit Bilali, dhe tha se ata nuk kanë patur probleme me ligjin. (Lexo këtu).

“Dy vëllezërit Bilali, njihen, Brahimi është themelues i PD në këtë qytet. Është njeri që ka aktivitet edhe ka qenë përkrah liderit të PD, Lulzim Basha. S’më rezulton askund i implikuar.”-tha Hoxha.

Gazetari rrëfeu edhe komunikimin e fundit që kishte patur me babain e Astmer Bilalit, Astritin i cili jo më larg se dje i kishte rrëfyer se nuk dilte më jashtë dhe se kujdesej vetëm për kuajt. (Lexo këtu).

“Dje kam komunikuar me të, kishte shqetësim në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër dhe me mos reagimin e policisë për ngjarjet e fundit në Shkodër. Kishte kohë që rrinte i mbyllur dhe bënte lëvizje shumë të kufizuar. Dilte nga shtëpia vetëm për tu kujdesur për kuajt”, tha Hoxha.

Më tej, Hoxha foli edhe për përplasjen mes bandave në Shkodër dhe tha se kjo përplasje tashmë është kthyer në një hakmarrje. (Lexo këtu).

“Jemi në ciklin e të drejtës zakonore. Jemi në gjakmarrje. Që kur Bajrajt u arrestuan të gjithë të goditurit janë njerëzit më të afërt të Bajrajve. Që nga ai moment u goditën të gjithë. Jemi në fazën që ngjarja e sotme e paralajmëruar nuk u parandalua. Është rasti i fundit, për mua s’ka më luftë bandash. Tani jemi në gjakmarrje.”-tha ai.

Ai nuk la pa përgjigjie as politikanët. Hoxha tha se ish-kryeministri Sali Berisha gënjen kur thotë se ngjarja e sotme lidhet me bandat e lidhura me pushtetin. (Lexo këtu).

Hoxha gjithashtu foli edhe për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. Hoxha tha se Ademi është e kërcënuar nga bandat dhe grupet kriminale në Shkodër. (Lexo këtu).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha astrit bilali vrasjet ne shkoder artan hoxha astrit bilali vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll