Vrasja në Shkodër/ Berisha: Bandat e krimit. Hoxha: Komandant, kthehu pas
30 Mars 2019, 12:41Nga DOSJA
TIRANË- Replika të ashpra mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit investigativ Artan Hoxha. Në një status në Facebook, Berisha tha se vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali lidhet me bandat e veshura me pushtet.
“Shkodra ne daren e krimit! Ekzekutohen ne pragun e deres te shtepise se tyre, nga vrases te maskuar, vellezerit Astrit dhe Ibrahim Bilali. Duke shprehur ngushellimet familjeve te viktimave denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te narkoqeverise dhe narkopolicise qe kane vendosur Shkodren nen sundimin e bandave te lidhura me pushtetin. Sb”-shkroi Berisha.
Përgjigjien ia ka kthyer pak orë më vonë, nga studioja e Report Tv, Artan Hoxha. Gazetari tha se Berisha duhet të kthehet pas në kohë dhe të shohë se bandat nuk janë të lidhura me pushtetin.
“ I them Berishës nuk janë bandat e pushtetit. Të kthehet pak pas komandanti e të shohë që nuk janë bandat e pushtetit.”-tha Hoxha.
Ditën e sotme, në qytetin e Shkodrësjanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 2 vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve, Astmer Bilalit.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për vrajsen e dy vëllezërve, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Në një reagim për mediat Ademi ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar komunikimin e fundit që ka patur me Astrit Bilalin, babain e Astmer Bilalit, një nga viktimat që mbeti...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha jep alarmin se ngjarjet kriminale të ditëve të fundit në Shkodër nuk lidhen më me luftën e bandave për pushtet. H...
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një foto ku njëri nga viktimat e ngjarjes në Shkodër, Brahim Bilali shihet krah kryetarit të Partis...
ITALI- Një shqiptar në Itali është bërë objekt i mediave, pasi kishte kërcënuar gruan e tij, përndjekur dhe e kishte kanosur atë. Pas të gjitha tmerreve që kish...
MIRDITË- Një debat që ka degraduar në shtyrje dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të Bashkisë në Mirditë, ka ndodhur pak para vizitës së ministres Be...
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur anulimin e ndërtimit të dy HEC-eve të parashikuara për t’u ngritur në lumin Urakë, në zonën e...
TIRANE– Erjon Veliaj e ka filluar tashmë fushatën elektorale, edhe pse përballë nuk ka kundërshtar. Pjesë e fushatës duket se janë edhe investimet në lulishte, ...
ZVICËR- Ish-shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, në një postim në Facebook denoncon mbylljen e profilit të tij në Twitter. Zagani arsyen e mbylljen...