Aktualitet

Murosën shqiptarin me urdhër të ish-të fejuarës së tij, 4 italianët kërkojnë pafajësi

30 Mars 2019, 14:21 Nga DOSJA
Murosën shqiptarin me urdhër të ish-të fejuarës së

ITALI– Katër italianët e arrestuar kanë kërkuar pafajësi dhe lirinë e tyre përpara Gjykatës së Apelit. Ata akuzohen të kenë vrarë dhe murosur shqiptarin Astrit Lamaj, 42 vjeç, i cili u gjet i vrarë dhe i murosur në një vilë në provincën e Milanos.

Mes të arrestuarve është edhe ish-e fejuara e tij, 63 vjecarja siciliane Carmela Schiacchitano, e cila dyshohet se ka porositur vrasjen e Lamjt, pasi shqiptari ndërpreu lidhjen e tyre dashurore.

Sipas prokurorëve italianë Carmela kishte organizuar vrasjen e ish-të dashurit të saj në bashkëpunim me klanin  e mafias siciliane të Cosa Nostras në qytezën e Riesit. E gjitha kjo u bë për hakmarrje sepse shqiptari ndërpreu lidhjen dashurore me Carmelën, rreth një vit pasi u njohën.

Carmela ishte një grua e pasur dhe në Facebook identifikohej me Rosy Abate, personazhi i një filmi të sukseshëm italian, e cila kishte lindur në një familje italiane.

Trupi i shqiptarit Astrit Lamaj u gjet 6 vite pas zhdukjes së tim. Lamaj ishte murosur në një vilë të ‘800 në komunën Senago në provincën e Milanos. Pas arrestimit të Carmelës, si e dyshuara kryesore, policia mësoi se ky krim ishte kryer në bashkëpunim me vëllain e saj.

Pas hetimeve u mësuar se personi që e ekzekutoi Lamajn ishte italiani Giuseppe Cammarata.

Astrit Lamaj ishte nga fshati Trevëllazër i Vlorës. Pas gjetjes së trupit të tij, për mediat shqiptare familjarët treguan se ai ishte larguar drejt Italisë për shkaqe ekonomike dhe kishte humbur kontaktet me familjarët  në 2013.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit lamaj carmela schiacchitano giuseppe cammarata itali murosja e shqiptarit vritet shqiptari astrit lamaj carmela schiacchitano giuseppe cammarata itali murosja e shqiptarit vritet shqiptari

Sondazh

Poll