Sport

Kryeministri Rama “çliron” futbollin, ja kur pritet të rifillojë kampionati

27 Maj 2020, 20:43 Nga DOSJA
Kryeministri Rama “çliron” futbollin, ja kur pritet të

TIRANË-Federata Shqiptare e Futbollit pret ende një përgjigje zyrtare nga Ministritë përkatëse për të mësuar nëse është miratuar apo jo kërkesa e saj për të rifilluar aktivitetet sportive në vend. Por përgjigjen indirekte e ka marrë nga kryeministri Edi Rama, i cili në komunikimin e tij të fundit rreth situatës së COVID-19 ka deklaruar se në vend do të rihapet gjithçka që nga java e ardhshme. Kjo është java e fundit e masave kufizuese.

Me përjashtim të aktiviteteve kulturore e sportive, ku do mungojnë spektatorët, dasmave e funeraleve ku nuk do të mblidhen qindra njerëz, transporti publik i mbyllur edhe për pak, si dhe plazhet që do kenë një kornizë sigurie”, ishin fjalët e Ramës.

Kësisoj, që nga java e ardhshme do të mund të zbresin në fushë përsëri ekipet e futbollit, me kufizimin e vetëm atë të mospranisë së spektatorëve dhe zbatimin e një protokolli strikt në të gjitha nivelet e tij. Gjithsesi, në institucionin e futbollit për të zyrtarizuar gjithçka presin shkresën nga Ministria e Shëndetësisë, që do t’i hapë rrugë edhe fillimit të aktivitetit sipas kalendarit të parashikuar me Superioren që luan e para më 3 qershor.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama superliga shqiptare edi rama superliga shqiptare

Sondazh

Poll