Sport

Serbia na jep leksione! Më 1 qershor rinis futbolli dhe qeveria fton tifozët në stadiume

27 Maj 2020, 18:18 Nga DOSJA
Serbia na jep leksione! Më 1 qershor rinis futbolli dhe qeveria fton

Ndryshe nga Shqipëria, ku ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga qeveria për nisjen e futbollit, ka disa shtete ku çdo gjë ka rinisur normalisht. Për shembull, Bundesliga ka vijuar normalisht, por pa tifozë, edhe pse lufta me koronavirusin vazhdon.

Serbia, ndërkohë, po na jep leksioni. Shteti serb, duke nisur nga data 1 qershor, do të rihapë gjithçka edhe për tifozët, me kusht që të respektojnë 1 metër largësi nga njëri-tjetri në tifoz.

Serbët në fundjavë do të luajnë futboll, duke vazhduar aty ku ishte lënë. Përjashtim për tifozët do të jetë vetëm java e parë. Më pas ata do të mund të blejnë bileta.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus leksione serbia coronavirus leksione serbia

Sondazh

Poll