Sport

Ferguson bëri gafën e jetës! Zbulohet momenti kur refuzoi transferimin e sulmuesit legjendar

27 Maj 2020, 19:52 Nga DOSJA
Ferguson bëri gafën e jetës! Zbulohet momenti kur refuzoi

Edhe legjendat bëjnë gafa. Për shembull, Sir Alex Ferguson ka patur mundësinë të transferonte sulmuesin Thierry Henry dhe ka refuzuar.

Francezi iu vetofrua skuadrës së “Djajve të Kuq”, pasi kishte luajtur një gjysmë sezoni te Juventusi. Ishte viti 1999 dhe Manchester United mund të bënte gjëra të mëdha për të.

Ned Kelly ka zbuluar prapaskenat e kësaj ngjarjeje për beIn Sports. “Sapo kishte mbaruar një ndeshje dhe më telefonoi vëllai i madh i Eric Cantona, Jean-Marie. ‘Ned, thuaji Fergusonit që Henry dëshiron të vijë te Manchester United’, më tha ai”.

“Menjëherë ia thashë Fergusonit, por ai m’u përgjigj negativisht: ‘Absolutisht jo, ai lojtar qëndron gjithmonë i dëmtuar’. Thierry kaloi tek Arsenali dhe pjesa tjetër është histori”, përfundon Ned Kelly.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal ferguson henry arsenal ferguson henry

Sondazh

Poll