Sport

“Do të luhen 3 ndeshje Champions në Stamboll”, Armand Duka zbulon planet e UEFA-s

27 Maj 2020, 16:41 Nga DOSJA
“Do të luhen 3 ndeshje Champions në Stamboll”, Armand Duka

Qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë një përgjigje për nisjen e kampionatit shqiptar të futbollit dhe duket se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk duron më. Në një intervistë për mediat italiane, ai është shprehur se po pret një reagim përfundimtar për datën 3 qershor.

“Skuadrat shqiptare aktualisht po stërviten. Ne presim të fillojë kampionati më 3 qershor, por na duhet një përgjigje nga qeveria. Bazuar në protokollin tonë, nëse një lojtar preket nga koronavirusi, nuk karantinohet skuadra, por vetëm lojtari”.

Numri 1 i qeverisë së futbollit ka folur edhe për atë që pritet të ndodhë në futbollin europian. “FIFA ka propozuar që të shtyhet skadimi i kontratave të futbollistëve për shkak të pandemisë. Ne duhet ta mirëkuptojmë këtë. Më 17 qershor UEFA do të marrë vendimin për garat europiane. Pritet që çerekfinalet e Champions League të luhen me ndeshje teke, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në Stamboll”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata duka intervista deklarata duka intervista

Sondazh

Poll