Sport

Inter, zëvendësuesi i Lautaros luan në Gjermani, klubi zikaltër ka filluar kontaktet me talentin

27 Maj 2020, 16:12 Nga DOSJA
Inter, zëvendësuesi i Lautaros luan në Gjermani, klubi

ITALI-Sipas asaj që tregon Sky Sport, ka një emër të ri për sa i përket sulmit të Interit për sezonin e ri.Bëhet fjalë për një sulmues shumë të talentuar që luan në Bundesligë me Herthen e Berlinit dhe që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve zikaltër. Ai është Matheus Cunha, 21 vjeçari po spikat me klubin gjerman. Media italiane “Sky Sport” është shprehur se drejtuesit e Interit kanë nisur menjëherë bisedimet dhe shihet si zëvendësuesi i Lautaro Martinez.

“Ata e morën ne janar nga Leipzig. Cunha ka shënuar deri më tani 4 gola në 6 ndeshje me Herthen (qe e bleu për 18 milione euro tek Leipzig).”Ai është një lojtar që ka qënë edhe më parë në krye të listës së drejtuesve zikaltër, por ditët e fundit është shënuar një rihapje e kontakteve.

Për momentin tratativa është në fazë embrionale, por emri i Matheus Cunha është shënuar me një rreth të kuq për të ardhmen e Interit dhe mund ta dëgjojmë shpesh herë edhe në të ardhmen. Interi po kërkon profile të talentuar për sulmin e saj dhe duket se Cunha është një nga ata që ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Nëse largohet Lautaro, Sanchez dhe Esposito, Interi do të duhet të kerkojë plot tre sulmues të rinj për repartin e saj”, e ka mbyllur shkrimin Sky Sport.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hertha berlin inter matheus cunha hertha berlin inter matheus cunha

Sondazh

Poll