Sport

Trajneri Reja flet për Manajn: Ka bindur Barcelonën, unë e kam sugjeruar në Serie A

27 Maj 2020, 15:34 Nga DOSJA
Trajneri Reja flet për Manajn: Ka bindur Barcelonën, unë e kam

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, së fundmi ka dhënë një intervistë për TMW. Ai ka folur për shumë tema, por më pikantja ishte ajo për sulmuesin kuqezi Rey Manaj.

Sipas teknikut italian, ai e ka sugjeruar djaloshin lushnjar në Serie A para se të kalonte te Barcelona. “Rey nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit. Mendoj se kalimi tek Albacete e ka pjekur. Ai ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira”, ka thënë Reja.

“Më pas, ai ia doli të bindë Barcelonën. Besoj se do të bënte shumë mire te një skuadër si Udinese. Ka edhe lojtarë të tjerë shqiptarë shumë të mirë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona manaj reja barcelona manaj reja

Sondazh

Poll