Sport

Premier League vuan koronavirusin, zbulohen edhe katër të prekur në tre klube angleze

27 Maj 2020, 18:24 Nga DOSJA
Premier League vuan koronavirusin, zbulohen edhe katër të prekur

Situata e koronavirusit në Angli ende nuk është normalizuar. Si pasojë, edhe futbolli po vuan pak. Sot janë zbuluar edhe katër të prekur nga COVID-19 nga tre klube të Premier League, pas testeve të kryera nga federata.

Brenda tri ditësh janë kryer mbi 1000 teste dhe nesër do të ketë sërish teste. 60 persona nga çdo klub do të testohen për të patur siguri të plotë për gjendjen aktuale në Premier League.

Ende nuk dihet nëse katër personat që kanë rezultuar pozitivë janë lojtarë apo pjesëtarë të stafit teknik. “Sot janë testuar 1008 lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve. Nga këta, katër kanë rezultuar pozitivë nga tre klube. Lojtarët ose pjesëtarët e stafit që kanë rezultuar pozitivë do të vetizolohen për shtatë ditë”, ka komunikuar FA.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus premier league teste coronavirus premier league teste

Sondazh

Poll