Sport

Asistet në Europë, një mbrojtës i Superligës shqiptare renditet ndër më të mirët e kontinentit

27 Maj 2020, 16:30 Nga DOSJA
Asistet në Europë, një mbrojtës i Superligës shqiptare

Lorenc Trashi prej disa vitesh ka treguar një qëndrueshmëri ngazëllyese me Partizanin. Ai është ndër lojtarët më të spikatur të kampionatit shqiptar dhe jo më kot ka fituar një biletë për të luajtur me kombëtaren.

Ky sezon për “Demat e kuq” nuk është si i ai i vitit të kaluar, por Trashi është i njëjti. Këtë sezon ai numëron 9 asiste dhe në statistika në rolin e tij është ndër lojtarët më efikasë të kontinentit. Lojtari i krahut të majtë me më shumë asiste është Barisic (Rangers), me 14 asiste.

Nëse kampionati shqiptar vijon për këtë sezon, Trashi me siguri do i përmirësojë edhe më shumë shifrat e tij. 28-vjeçari ka vuajtur nga një dëmtim para pandemisë, por tani pritet të jetë 100% gati për aksion.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani statistika trashi partizani statistika trashi

Sondazh

Poll